Kurti e propozon Konjufcën për president, refuzon Osmanin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk e do më Vjosa Osmanin për presidente.

Ai ka vendosur që ta propozojë Glauk Konjufcën si kandidat për president, kanë raportuar disa media të martën.

Raportohet se Albin Kurti ketë ide e ka prezantuar sot në takimin me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas raportimit të mediave, Kurti në këtë takim e ka kërkuar edhe mbështetjen e Lumit Abdixhikut për votimin e Konjufcës për president.