Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pasur një darkë pune me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, në rezidencën e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.
Kurti dhe emisarja Pierce kanë diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit duke përfshirë fusha të ndryshme, nga industria kreative dhe diplomacia deri te mbrojtja e siguria.
“Në përgatitjet për mbajtjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit i cili do të zhvillohet në tetorin e këtij viti në Londër, kryeministri theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe rëndësinë e njohjes reciproke të diplomave dhe lëvizjes së lirë, si jetike për suksesin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planin e Rritjes”, njofoton qeveria.
Sipas njoftimit, Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës.
Kjo është hera e dytë që emisarja Pierce vjen në Kosovë në këtë kapacitet, gjersa në prillin e kaluar ishte pjesë e delegacionit të Sekretarit të Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, gjatë vizitës së tij në Kosovë.
The post Kurti e Pierce flasin për për zgjerim të bashkëpunimit appeared first on Kosovapost.net.