I propozuar për ministër të Arsimit në tetor, Avni Zogiani është lënë përfundimisht jashtë qeverisë së re të votuar të mërkurën.
Në vendin e tij është propozuar Hajrulla Çeku, ish-ministri i Kulturës.
I mbetur pa portofol, Zogiani reagoi vetëm me një urim në Facebook për Albulena Haxhiun, të cilën e uroi për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.
“Një vit më vonë: urime konstituimi i Kuvendit! Urime Albulena, kryetare!”, ka shkruar Zogiani në profilin e tij në Facebook.
Deri me tani, ai nuk e ka uruar Kurtin për mandatin e ri.
Zogiani, ish-zëvendësministër i Mjedisit, ishte propozuar nga Kurti për postin e ministrit të Arsimit në kabinetin qeveritar të propozuar në muajin tetor, i cili nuk i kishte votat e mjaftueshme për votim. /Paparaci.com










