Ndonëse, sipas rezultateve preliminare, Vetëvendosje mori rreth 160 mijë vota më pak nga targeti prej 500 mijë votash që kjo parti vendosi për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe 40 mijë më pak sesa rezultati preliminar i zgjedhjeve të vitit 2021, kryeministri Albin Kurti e quajti “fitore të padiskutueshme” rënien prej gati 10 për qind në vota.
Ai tha se “qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.”