Kurti: Dy dekada pas, VETËVENDOSJE! është organizata politike më e madhe në vend

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një tribunë të veçantë me temën “Historiku i Lëvizjes dhe ku jemi pas 20 viteve”, ku mori pjesë kryeministri në detyrë dhe lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, shkruan KosovaPost.

“Dy dekada pas, VETËVENDOSJE! është organizata politike më e madhe në vend dhe me mbështetjen po ashtu më të madhe qytetare në historinë e Kosovës së pasluftës. Organizata jonë sot numëron mbi 60 mijë anëtarë, ndërkohë që nga zgjedhjet e vitit 2017 Lëvizja jonë është subjekti me mbështetjen politike më të madhe në vend”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

20 vjet VETËVENDOSJE!

Dy dekada pas, VETËVENDOSJE! është organizata politike më e madhe në vend dhe me mbështetjen po ashtu më të madhe qytetare në historinë e Kosovës së pasluftës. Organizata jonë sot numëron mbi 60 mijë anëtarë, ndërkohë që nga zgjedhjet e vitit 2017 Lëvizja jonë është subjekti me mbështetjen politike më të madhe në vend.

VETËVENDOSJE! në këtë rrugëtim 20-vjeçar kaloi në katër etapa: nga ajo si opozitë ndaj tërë sistemit, te hyrja në Kuvend si forcë parlamentare, te fitorja jonë e parë në nivel komunal në Kryeqytet dhe bashkimi opozitar e deri te marrja e përgjegjësisë për të qeverisur me vendin. Në vazhdimësi duke kërkuar më shumë për vendin tonë, më shumë sovranitet, më shumë zhvillim, më shumë drejtësi e më shumë prosperitet.

Udhëtimi ynë ka qenë i pashkëputshëm nga populli dhe rezultati ynë sot është falë mbështetjes së tyre me theks të veçantë në këto katër kategori shoqërore: rinia, gratë, punëtorët dhe mërgata jonë.

Sot, 20 vjet pas, qeverisja e VETËVENDOSJE!-s ka përmbushur mandatin e saj të plotë duke kryer shumë punë të mira, duke arritur shumë suksese dhe është votuar sërish si subjekti i parë fuqishëm për të vazhduar mirëqeversijen dhe reformat e thella që kemi nisur.

Shumë punë kemi bërë e shumë më shumë na presin përpara. Urime e faleminderit gjithë qytetarëve, aktivistëve, anëtarëve e simpatizantëve!

The post Kurti: Dy dekada pas, VETËVENDOSJE! është organizata politike më e madhe në vend appeared first on Kosovapost.net.