Kurti, Çeku dhe Tërnava vizitojnë dy xhamitë e restauruara në Prishtinë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga kryeministri i vendit Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit Hajrulla Çeku, vizituan dy xhamitë e restauruara në Prishtinë, xhaminë “Pirinaz” dhe xhaminë “Alaudin”.