Kurti bëhet sikur nuk i pëlqeu gjuha e Sami Kurteshit: Nuk e përkrah atë gjuhë

Sami Kurteshi u tha gazetarëve ‘vrasës me pagesë’. Shefi i tij Albin Kurti, në emisionin Politiko në Kanal 10, ka thënë se nuk e përkrahë gjuhën e Sami Kurteshit ndaj mediave. Por pas disa rreshtave, ai e tha edhe fjalinë, “sigurisht i pari i partisë është shembulli që duhet të ndiqet”.

“Unë jam kundër çfarëdo përgjithësimi dhe nuk e mbështes një gjuhë të tillë” – tha Kurti, duke shtuar se personat mbajnë përgjegjësi.

“Gazetaria ka ndryshuar në Kosovë. Ka ndryshuar gazetaria në të gjithë botën. Pra gazetari hulumtuese, që hulumton të vërtetën e një lloj fakti objektiv, ka gjithnjë e mëpak. Kemi gjithnjë e më shumë opionione që paraqiten si fakte ose si lajme. Kjo është një sfidë. Kurrë s’ka pasë më shumë luftë hibride, dezinformata, keqinformim” – tha Kurti.