Partia Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri sot mbajti Kuvendin Zgjedhor, ku ishte paraparë zgjedhja e kryetarit të degës, anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe delegatëve për Konventën e Përgjithshme të Partisë.
Fokusi.info mësoi se Kurtan Kajtazi është rizgjedhur kryetar i degës së PDK-së, duke mposhtur dy kundërkandidatët Qerim Selimi dhe Bekim Maloku.
Kurtan Kajtazi mori 172 vota, Qerim Selimi 25 vota dhe Bekim Maloku 22 vota.
Para fillimit të votimit nga gara është tërhequr kandidati Ferit Idrizi, i cili disa ditë më parë kishte shpallur kandidaturën për kryetar dege, i cili ishte kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë në vitin 2017.