Herën e kaluar u desh të pritej deri në minutën e fundit pas mesnatës.
Risia dhe prurja e madhe ishte Edona Llalloshi.
Njëjtë edhe tash. Ndonëse të gjitha partitë politike kanë publikuar listat e plota me nga 110 garues të tyre, Vetëvendosje ende s’e ka bërë.
Partia Demokratike e Kosovës me në krye Bedri Hamzën dha të zgjedhurit e vet që do t’i testojë përballë zgjedhësve.

Po ashtu Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi listën e plotë ku të përfshirë ishin edhe aderimet e reja.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu dha 110-shen e saj, me figura edhe si Agim Çeku pjesë të listës së vet.

Nga partia Guxo e Donika Gërvallës dhe Faton Pecit, megjithatë, kanë ndodhur “dy prurje” të reja: analistë televizivë kaherë pro-pushtetit si Viktor Buzhala dhe një analist i Kanal 10.











