Kur pritet të vijnë në Kosovë të burgosurit nga Danimarka, sqaron Dibrani

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka dhënë detaje të reja në lidhje të me burgosurit e Danimarkës që do të vijnë për vuajtje të dënimit në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se të burgosurit që do të vendosen në burgun e Gjilanit, pritet të vijnë gjatë muajit prill të vitit të ardhshëm.

Gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus”, ka treguar për trajnimin e stafit që po bëhet.

“Jemi në fazën e fundit. Grupi i parë i trajnimit të stafit veç ka përfunduar. Pritet që grupi tjetër të filloj trajnim në Danimarkës, sipas sistemit dhe rendit shtëpiak danez atje. Dhe kështu prilli i viti 2027, do jetë muaji kur pritet të vendosen të burgosurit e parë. Atje do të jetë një bashkëqeverisje 220 oficerë korrektues do të jenë kosovar, pjesa tjerë e stafit do të jenë danez. Guvernatori do të jetë danez, drejtori do të jetë shqiptar”, ka thënë Dibrani.