Kur PAN-i nuk i kishte votat për kryeparlamentar, Kurti kërkonte kandidat konsensual: Çfarë do të bëjë tani?

Dy herë radhazi sot është konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën për formimin e institucioneve të reja. Në dy tentimet për të zgjedhur Albulena Haxhin kryetare të Kuvendit ka dështuar, duke marrë vetëm 57 vota.

Edhe pas këtij dështimi, VV-ja ka bërë me dije se do të vazhdojë me njëjtën kandidate.

Deputetët e kësaj partie i kanë kritikuar ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së që po e bllokojnë punën e konstituimit të Kuvendit, duke mos e votuar për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Ata kanë kërkuar ndihen e opozitës së deridjeshme për këtë gjë, por kanë harruar se LVV-ja sa ka qenë në opozitë asnjëherë nuk ka votuar kandidatët për kryetar të Kuvendit.

Madje, kjo parti në vitin 2017 nuk kishte treguar aspak vullnet politik për të mbështetur koalicionin PAN në zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Meqenëse ky koalicion nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta bërë Kadri Veselit kryetar të Kuvendit, kryetari i VV-së, Albin Kurti, kishte propozuar në kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit.

Nëse kandidati i paraqitur nga PAN-i nuk do të marrë votat e duhura, atëherë kandidati ynë i përbashkët do të mund të votohet në seancë”, kishte thënë Kurti nga foltorja e Kuvendit.

Ai kërkonte që ky koalicion nuk duhet të propozonte për këtë post ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Nëse nuk i ka votat zotëri Veseli, unë jam i bindur që në mesin e ka shumë kandidat që i kanë votat”, kishte thënë Kurti.

Gjatë ditës së sotme, zyrtarët e VV-së nuk kanë diskutuar gatishmëri për kompromis në këtë aspekt.

Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas dy herë dështoi t`i marr votat, ka kritikuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për bllokim të Kuvendit.

Së pari më lejoni të falenderoj 57 deputetë që më mbështetën që të jem kryetare e Kuvendit, duhen edhe 4 vota…Pra, nga të gjithë deputetët, 61 duhet të jenë për. Siç e kuptuar, seanca u peuzullua, brenda 48 orëve u thirr seanca e radhës, Kuvendi nuk kunstitohet pa u zgjedhë kryetari dhe nënkryetarët. Ne ishim gati të vazhdojmë me procedurat e mëtejme, mirëpo duket që opozita po e mban të bllokuar Kuvendin sepse nuk e mbështeten propozimin e VV-së”, ka thënë ajo.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe deputeti i VV-së, Faton Peci.

Ai ka kërkuar nga opozita që mos ta bllokojë vendin, por ta votojë kryetarin e Kuvendit.

Kemi ba përpjekje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, është e rëndësishme që të dihet se e drejta për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i takon vetëm grupit më të madh parlamentar. I bëj thirrje që most ë vonojmë vendin për 48 orë në ardhje, ose 4 ditë të tjera, për shkak se kryetari i Kuvendit i takon VV-së. Është në dorën e tyre që të aprovojmë propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit, në të kundërtën nuk mundemi me ec tutje. Do t’i kemi numrat për qeveri. Negociatat vazhdojnë”, ka thënë Peci.

Kurse, AAK-ja ka dalë me një propozim për këtë postë.

Deputeti i kësaj partie, DautHaradinaj, ka thënë se Grupi Parlamentar i AAK-së i përkrah vetëm dy emra të VV-së për postin e kryetarit të Kuvendit.

“Derisa nuk ka një marrëveshje, pse duhet me votu. Ka qenë qëndrimi i joni që nuk do të marrim pjesë në votim, si ke si s’ke në sallë.