Para udhëtimit për në Elche, Hansi Flick tha diçka që kaloi pa u vënë re: “Nuk kemi para për blerje të reja, por po bëjmë mjaft mirë me lojtarët e ‘La Masia’ dhe Barça B, që kanë përparuar shumë dhe po i zhvillojmë”. Një diagnozë perfekte; mungesa e buxhetit u shndërrua në mundësi. Lojtarët që debutuan kryesisht me Xavin trajner si Lamine, Cubarsí, Fermín dhe Casadó po marrin më shumë minuta dhe Flick po i përdor në maksimum.
E njëjta analizë e sinqertë ishte edhe ajo e Xavit, para Almería–Barça në maj 2024, që çoi Laporta të rivlerësonte vendimin për vazhdimin e tij. Xavi tha: “Anëtarët dhe tifozët duhet ta kuptojnë që situata është shumë e vështirë, sidomos ekonomikisht për të konkurruar, si në Spanjë me Realin, ashtu edhe në Europë.
Nuk jemi si dikur, kur trajneri vinte dhe thoshte: dua këtë, këtë, këtë dhe këtë. Nuk kemi avantazhet ekonomike të disa klubeve të tjera. Si trajner kam diskutuar me presidentin dhe Deco, duhet të përshtatemi. Kjo nuk do të thotë që nuk do të luftojmë për tituj, por e tillë është situata e Barcelonës tani”.
Dy vite më vonë, situata ekonomike mbetet e ngjashme. Flick kërkoi një qendërmbrojtës dhe erdhi Cancelo i huazuar, falë tij.
The post Kur Flick, njësoj si paraardhësi Xavi, prek çështjet e dhimbshme të Barcelonës appeared first on Telesport.









