Kur e shoh Kurtin dhe Osmanin, kthehna e pastroj prap kallashin!

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është marrë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Berisha i ka publikuar dy fotografi të krerëve të shtetit nga ushtrimin ushtarak “Defender Europe 2025” dhe ka shkruar: “Fort më kap një ndjenjë pasigurie kur i shoh këta njerëz”.

“Marr frymë thellë dhe i them vetes: ‘Ndoshta nuk i sheh Serbia… kush po na mbron?’

Por prapë kthehem dhe pastroj kallashin me pritëse, sikur në luftë. Aroma e vajit më qetëson pak”, ka shkruar Berisha.