Kur duhen edhe 5 javë nga fundi, vendoset zyrtarisht fituesi i këtij seozni në Holandë. Për të tretin vit rresht…

Për të tretin sezon rresht, PSV fiton titullin kampion në Eredivise. Edhe pse duhen pesë javë nga përfundimi i këtij sezoni, PSV ka fituar që sot titullin kampion.

Ekipi i drejtuer nga Peter Bsz fitoi mbrëmë 4-3 ndaj Utrecht në “Philips Stadion”, edhe pse miqtë ishin në avantazh të dyfishtë pas vetëm 13 minutash lojë. Dopieta e marokenit Ismael Saibari dhe golat e Guus Til dhe Couhaib Driouech, vulosën fitoren 4-3.

Ditën e sotme, Feyenoord i vendit të dytë nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertën ndaj Volendam, duke i dhënë mundësinë PSV-së të shpallet zyrtarisht kampione e Holandës, ku diferenca mes tyre është 17 pikë.

Javët e mbetura, gara do të vazhdojë për dy blietat e tjera në Champions League si dhe për dy kompeticionet e tjera, Europa League dhe Conference League.

The post Kur duhen edhe 5 javë nga fundi, vendoset zyrtarisht fituesi i këtij seozni në Holandë. Për të tretin vit rresht… appeared first on Telesport.