Kur dashuron, të jesh besnik është kënaqësi dhe jo sakrificë
Dashuria i reziston kohës, distancës, sëmundjes, mungesës së parave, mungesës së ngushëllimit, por kurrë nuk do t’i mbijetojë mungesës së të vërtetës.
Dashuria e vërtetë ama. E vendosur, e guximshme, besnike. Tema e besnikërisë debatohet gjithnjë e më shumë. Është shkruar me bollëk dhe kudo.
Megjithatë, është kaq e thjeshtë: Ata që duan nuk e tradhtojnë. Dhe besnikëria nuk është një lloj sakrifice për të cilën mund të jesh ndoshta i bekuar. Besnikëria është një kënaqësi, një zgjedhje e nënkuptuar e çdo dashurie që është e denjë për këtë emër.
Realiteti është shumë i trishtuar, megjithatë, duke pasur parasysh se tradhëtitë janë duke u rritur krahasuar me vitet e fundit. Shumë pak dashuri apo aspak dashuri e vërtetë?
Eshtë sigurisht paaftësia për të ndjerë një marrëdhënie si një angazhim. Por jo si një kufizim, por siç thoshte Gëtë, përpjekja e një shpirti fisnik që dëshiron të nderojë besimin dhe besnikërinë ndaj dikujt tjetër.
Të jetosh një marrëdhënie në një çift përfshin përkushtimin. Natyrisht ky komponent nuk duhet të jetë kurrë dominuesi, në kuptimin që gëzimi dhe kënaqësia duhet të jenë karburanti i çdo marrëdhënieje njerëzore.
Nuk mund të rrish me dikë vetëm për të nderuar një angazhim, por e dimë me siguri se, pas fazës fillestare, shumë çifte kanë tendencë për rutinën.
Disa studime në këtë drejtim kanë gjetur, sidomos në vitet e fundit, se ju bashkoheni dhe martoheni pa një njohuri të thellë të partnerit, sikur martesa ose bashkëjetesa të përfaqësojnë etapat, vulat për t’u futur në kurrikulën tuaj.
Kjo sipërfaqësi është shpesh origjina e tradhëtisë. Jo sepse ne të gjithë jemi bërë më cinikë dhe sipërfaqësorë, gjë që është pjesërisht e vërtetë, por sepse jemi përballur me fazat e rëndësishme sikur të ishin një lojë.
Nëse shkon mirë, s’ka problem, në mos, miq si më përpara.
Një marrëdhënie, që t’u sjellë vlerë të dy partnerëve, duhet të bazohet në respekt, të ushqehet me sinqeritet edhe kur është fjala për të nxjerrë në pah aspekte të pakëndshme dhe gjithashtu në dëshirën e përbashkët për të arritur një bashkim të fortë dhe të qëndrueshëm.
Sot ne të gjithë jetojmë brenda një kuadri të pritshmërive dhe nevojave shumë të larta.
Është epoka “gjithçka dhe menjëherë” dhe për pasojë aftësia për të ndërtuar me durim është gjithnjë e më e vogël.
Prandaj duhet të mësojmë diçka shumë të thjeshtë: dashuria i reziston kohës, distancës, sëmundjes, mungesës së parave, mungesës së rehatisë, por kurrë nuk do t’i mbijetojë mungesës së të vërtetës.
Dashuria e vërtetë i reziston tundimeve dhe kështu, besnikëria gjithmonë do të jetë një kënaqësi dhe kurrë një sakrificë.