Milani mbetet aktiv në merkato. Klubi kuqezi po kërkon përforcime për t’ia vënë në dispozicion Massimiliano Allegrit në gjysmën e dytë të sezonit, por me kujdes dhe pa nxitim, sipas linjës së diktuar nga Igli Tare. Megjithatë, në mbrojtje priten patjetër lëvizje hyrëse dhe disa emra janë në vëmendjen e drejtuesve.
Një prej tyre është Kim Min-jae i Bayern Munich. Ish-mbrojtësi i Napolit konsiderohet një ëndërr shumë e vështirë, bavarezët nuk janë të prirur ta shesin dhe paga e tij është rreth 9 milionë euro në sezon. Edhe në rast huazimi, Bayerni duhet të mbulojë një pjesë të rrogës.
Për këtë arsye, pista më konkrete çon te Axel Disasi. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i nxjerrë jashtë planeve te Chelsea është përpara Süle në listën e dëshirave kuqezi. Marrëdhëniet e mira mes Milanit dhe Chelsea mund ta lehtësojnë marrëveshjen.
The post Kuqezinjtë në kërkim të një mbrojtësi qendror, ja ëndrra shumë e vështirë e Igli Tares appeared first on Telesport.










