Kupa e Kombeve të Afrikës: Senegali dhe D.R. Kongo bëjnë detyrën, ja ekipet e kualifikuar për 1/16-at deri tani

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në Kupën e Kombeve të Afrikës, në grupin D. Senegali fitoi 0-3 ndaj Benin, duke e mbyllur grupin në vendin e parë. Megjithatë, lajmi i keq për Senegalin ishte kartoni i kuq i kapitenit, Kalidou Koulibaly, në pjesën e dytë, për ndërhyrje të rrezikshme ndaj pas ndaj kundërshtarit dhe kështu do të mungojë të paktën në ndeshjen e radhës në fazën e 1/16-ve.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Republika Demokatrike e Kongos fitoi po ashtu 0-3 ndaj Botsëana, duke e mbyllur grupin me 7 pikë sa Senegali, vetëm se këta të fundit kanë shënuar dy gola më shumë dhe renditen të parë.

Pavarësisht humbjes së sotme, Benin është një nga katërt ekipet më të mira të renditura të treta, ndaj kualifikohet për në fazën e 1/16-ve. Botsëana e mbyll këtu.

Deri tani për raundin e 1/16-ve janë kualifikuar: Marok dhe Mali (grupi A), Egjipt dhe Afrika e Jugut (grupi B), Nigeri dhe Tunizi (grupi C), Senegal dhe D.R. Congo (grupi D).

4 më të mirat aktualisht nga vendet e treta janë: Mozambique, Sudan, Benin dhe Tanzania, të cilat po ashtu janë të kualifikuar në raundin tjetër.

Nesër luhen ndeshjet e fundit për dy grupet e fundit.

The post Kupa e Kombeve të Afrikës: Senegali dhe D.R. Kongo bëjnë detyrën, ja ekipet e kualifikuar për 1/16-at deri tani appeared first on Telesport.