Janë përcaktuar sot dy ekipet e para çerekfinaliste për Kupën e Kombeve të Afrikës që janë Senegali dhe Mali.
Senegali mund 3-1 Sudanin, edhe pse këta të fundit kaluan të parët në avantazh me golin e Abdallah në minutën e 6-të. Senegal përmbysi shifrat brenda pjesës së parë, falë dopietës së Pape Gueye 29′ dhe 45+3′, mesfushorit të Villarreal.
Në minutën e 77-të, Ibrahim Mbaye, sulmuesi 17-vjeçar i PSG-së vulosi fitoren 3-1 për Senegalin, pas asistitt ë marrë nga Sadio Mane, i dyti për këtë takim për ish-sulmuesin e Liverpool.
Ndeshja tjetër mes Malit dhe Tunizisë ishte vërtet dramatike. Mali mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 26-të, pasi Woyo Coulibaly u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit, shkelje me takë.
Në minutën e 88-të, Tunizia gjeti golin e avantazhit me Firas Chaouat, i cili shënoi me kokë. Në minutën e gjashtë shtesë, Mali barazoi shifrat me anë të Lassine Sinayoko nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, për të cilën u desh ndërhyrja e VAR.
Koha e rregullt, por edhe ajo shtesë prej 30 minutash, përfundoi në barazim 1-1. Të dy ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku futbollistët e Mali u treguan më të saktë, pasi gabuan dy penallti, ndërsa ata të Tunizië gabuan tre. Mali do të përballet me Senegalin në çerekfinale.
The post Kupa e Kombeve të Afrikës: Senegali bën detyrën dhe shkon në çerekfinale, surpriza mban emrin Mali appeared first on Telesport.










