Kupa e Kombeve të Afrikës: Egjiptit i mjafton një barazim për vendin e parë, ja verdikti përfundimtar në grupin B

Egjiptit i ka mjaftuar një barazim pa gola ndaj Angolës në ndeshjen e fundit në grupin B, në Kupën e Kombeve të Afrikës. Egjipiti mbyll grupin në vendin e parë me 7 pikë dhe siguron biletën për 1/116-at.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Zimbabëe-Afrika e Jugut, u shënuan plot gola. Afrika e Jugut fitoi 2-3 duke siguruar vendin e dytë me 6 pikë dhe biletën për në 1/16-at. Fitorja për Afrikën e Jugut u sigurua falë një penalltie në minutën e 82-të.

Angola renditet e treta me vetëm dy pikë, por që nuk ka shanse për t’u renditur si një nga 4 ekipet e treta më të mira, ndaj eliminohet. Zimbabëe mbyll grupin e fundit me vetëm 1 pikë.

Në orën 21:00 luhen dy ndeshjet e fundit të grupit A, Comoros-Mali dhe Zambia-Marok.

The post Kupa e Kombeve të Afrikës: Egjiptit i mjafton një barazim për vendin e parë, ja verdikti përfundimtar në grupin B appeared first on Telesport.