Kupa e Kombeve të Afrikës: Egjipti vuan, por siguron biletën për në çerekfinale në shtesë (video)

Egjiptit i janë dashur 120 minuta lojë ndaj Benin, për të siguruar biletën për në çerekfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës. Sfida u zhbllokua në minutën e 69-të, ku Marwan Attia shënoi për Egjiptin një supergol me një goditje fantastike nga distanca. SHIHGOLIN

Megjithatë futbollistët e Benin nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit me Jodel Dossou në minutën e 83-të. Sulmuesi shtyu topin në rrjetë, pas një devijimi të mbrojtësit egjiptian dhe pritjes së parë së portierit egjiptian, por Dossou gjendej në kohën dhe vendin e duhur. Koha e rregullt mbyllet 1-1. SHIHGOLIN

Në shtesën prej 30 minutash, Egjipti shënoi edhe dy gola të tjerë që vulosën kualifikimin. Yasser Ibrahim shënoi fillimisht në minutën e 97-të, mbrojtësi dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas krosimit të Marwan Attia. SHIKOGOLIN

Në minutën e fundit shtesë, ishte i zakonshmi Mohamed Salah që shënoi golin e tretë, pas një kundërsulmi të shpejtë. Egjipiti fiton 3-1 dhe shkon në çerekfinale, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Nigeri-Mozambique. SHIHGOLINESALAH

The post Kupa e Kombeve të Afrikës: Egjipti vuan, por siguron biletën për në çerekfinale në shtesë (video) appeared first on Telesport.