Janë luajtur dy takimet e radhës për raundin e 1/16-ve në Kupën e Italisë. Genoa mposhti pa shumë probleme 3-1 Empoli-n. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por Genoa e drejtuar nga Patrick Vieira përmbysi shifrat brenda pjesës së parë dhe vulosi fitoren në minutën e 83-të me golin e shënuar nga Ekhator.
Torino fitoi 1-0 ndaj Pisa dhe siguron biletën për në raundin tjetër. Casadei shënoi me kokë pas 9 minutash lojë, pas krosimit nga goditja e këndit. Kristjan Asllani u aktivizua vetëm në 20 minuat e fundit, Ardian Ismajli titullar i padiskutueshëm.
Në fillim të pjesës së dytë, Ismajli gjeti golin por u anullua për prekeje topi me dorë. Për 30 minutat e fundit, Pisa luajti me 10 lojtarë, pasi Juan Cuadrado u ndëshkua me karton të kuq.
The post Kupa e Italisë: Asllani luan 20 minutat e fundit në fitoren e Torinos, Ismajli shënon me “dorë” appeared first on Telesport.













