Bjeshkët e Belegut sot u bënë pistë skijimi.
Me lartësi mbidetare mbi 2 mijë metra, aty u organizua gara e gjashtë e skijimit “Kupa e Gjeravicës”, në të cilën morën morën pjesë rreth 400 skiatorë vendor.
Në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës, në këtë aktivitet për gjeneratën U30 fitoi Arbi Popovci ndërsa U21 për femra Arba Popovci.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i nda i kënqaur me garën, por u ankua në mungesë të mbështetjes financiare.
E Drejtori i Turizmit në këtë komunë Isuf Demhasaj, u shpreh se gara të tilla sportive ndikojnë në zhvillimin e turizmit.
Pjesëmarrës në këtë garë ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u nderua me mirënjohje.
Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: