Kupa e Botës për Klube: Palmeiras pret biletën për në çerekfinale pas 120 minutash ndaj Botafogo RJ

Ka filluar sot faza me eliminim direkt në Kupën e Botës për Klube dhe përballja e parë ka qenë ajo mes dy ekipeve braziliane, Palmeiras-Botafogo RJ.

Një ndeshje shumë e ekuilibruar për të dyja skuadrat. Koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë prej 30 minutash. Sfida do të zhbllokohej në minutën 100-të, ku Palmeiras gjeti golin më anë të Paulinho-s. Sulmuesi 24-vjeçar shënoi një gol shumë të bukur , pasi një veprimi plot klas Brenda zonës.

Në minutat e fundit të kohës shtese, Palmeiras mbeti me 10 lojtarë pasi Gustavo Gomez mori kartonin dytë të verdhë dhe la fushën e lojës. Rezultati përfundimtar, Palmeiras fiton 1-0 ndaj Botafogo RJ. Palmeiras do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e çiftit Benfica-Chelsea, përballje që nis në orën 22:00 me orën tonë.

SHIKOGOLIN

The post Kupa e Botës për Klube: Palmeiras pret biletën për në çerekfinale pas 120 minutash ndaj Botafogo RJ appeared first on Telesport.