Kupa e Botës për Klube: Man. City “leksione” Juventusit, i merr vendin e parë (video)

Man. City ka mundur 5-2 Juventusin në ndeshjen e fundit në grupin G, për Kupën e Botës për Klube. Supersfida nisi me ritëm dhe dy gola të shpejtë. Në minutën e 9-të, “Qytetarët” kaluan të parët në avantazh pas një aksioni të gjatë, ku Jeremy Doku shënon një gol të bukur pas asistit të Rayan Ait Nouri. Avantazhi i anglezëve zgjati më pak se dy minuta, pasi bardhezinjtë barazuan shifrat me Koopmeiners, i cili përfitoi nga një gabim fatal i Ederson.

Në minutën e 27-të, Man. City kaloi sërish në avantazh, pas autogolit të Pierre Kalulu. Mbrojtësi i Juventusit dërgoi topin në portën e tij pas një krosimi të ulët të Matheus Nunes brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për anglezët.

Në fillim të pjesës së dytë, Man. City gjen golin e tretë me Erling Haaland, norvegjezi kishte vetëm pak minuta në fushë dhe direkt shënoi gol, pas asistit të Matheus Nunes. Në minutën e 68-të do të vinte edhe goli i katërt për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Një top i gjatë i Ederson dhe në fund ishte Phil Foden që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 75-të, Savinho realizoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca. Në minutën e 83-të, Juventus do të ngushonte shifrat me golin e Dusan Vlahovic, pas asistit të bukur të Kenan Yildiz. Man. City e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë, Juventus i dyti me 6 pikë. Në sfidën tjetër të grupit G, Al Ain fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Wydad AC dhe renditet në vendin e tretë me 3 pikë, ndërsa marokenët të fundit me 0 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Kupa e Botës për Klube: Man. City “leksione” Juventusit, i merr vendin e parë (video) appeared first on Telesport.