Kupa e Botës për Klube/ Ja ekipet tashmë të kualifikuara për raundin e 16-tave…

Kupa e Botës për Klube tashmë i ka ekipet e para të kualifikuara për raundin e 16-tave.

Flamengo në Grupi D, ishte e para që siguroi një vend, në mënyrë indirekte: pasi mposhti Chelsean 3-1. Skuadra braziliane ka përfituar nga fitorja e Esperánce Tunis ndaj Los Angeles FC (1-0), disa orë më vonë, në ndeshjen tjetër të raundit të dytë të grupit.

6 pikët e deri tanishme i garanton Flamengos vendin e parë në grup, duke ditur ndërkohë se ata do të luajnë në fazën e të 16-tave kundër ekipit të dytë në grupin C, ku bën pjesë Benfica.

Sakaq edhe Bayern Munich, në Grupin C, gjithashtu siguroi vendin e tij në fazën pasardhëse. Ekipi gjerman mundi Boca Juniors 2-1 dhe me 6 pikë siguroi vendin e tij në turin e 16-tave.

Kështu, ende pa përfunduar raundi i dytë i ndeshjeve në grupe, janë përcaktuar edhe dy ekipet e para që kanë siguruar kalimin e tyre për në turin e ardhshëm të Kupës së Botës për Klubet. Ato janë: Flamengo nga grupi D dhe Bayern Munich nga grupi C.

The post Kupa e Botës për Klube/ Ja ekipet tashmë të kualifikuara për raundin e 16-tave… appeared first on Kosovapost.net.