Kupa e Botës për Klube: Benfica fiton ndaj Bayern dhe e mbyll në krye, moti keq ndërpret sfidën tjetër të grupit

Benfica ka mposhtur Bayern Munich në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve, për Kupën e Botës për Klube. Për portugezët shënoi Schjelderup në minutën e 12-të me një goditje të bukur brenda zonës, pas asistit të  Aursnes. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Benfica-n.

Në fillim të pjesës së dytë, Vincent Kompany bëri direkt tre zëvendësime, duke futur në fushë 3 yjet titutllarë: Kane, Kimmich dhe Olise, por as futja e tyre nuk ndryshoi gjë. Në minutën e 60-të, Kimmich barazoi shifrat, por goli i tij u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje të Harry Kane.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Benfica fiton 1-0 dhe e mbyll në vend të parë me 7 pikë, ndërsa Bayern duhet të mjaftohet me vendin e dytë me 6 pikë. SHIKOGOLIN

Në ndeshjen tjetër të grupit C, mes Auckland City dhe Boca Juniors, argjentinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë autogolit të Garrow, pas një goditjeje këndi.

Në fillim të pjesës së dytë, zelandezët barzuan shifrat me Christian Gray, mbrojtësi shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Pak minuta më pas, ndeshja u ndërpre për shkak të motit të keq dhe ende nuk dihet kur do rinisë. Sido të jetë rezultati përfundimtar i kësaj ndesheje, nuk ndikon në renditjen për dy vendet e para të grupit. SHIKOGOLAT

The post Kupa e Botës për Klube: Benfica fiton ndaj Bayern dhe e mbyll në krye, moti keq ndërpret sfidën tjetër të grupit appeared first on Telesport.