“Vladimir Putin më tha se do të donte shumë të ishte aty”. Këto janë fjalët e Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, prezantoi Kupën e Botës së futbollit për vitin e ardhshëm (“është një trofe shumë i bukur ari, a mund ta mbaj, e pyeti Trump me shaka Infantinon).
Duke treguar një foto që, sipas tij, Putin ia kishte dërguar pas samitit në Alaskë, javën e kaluar, Trump deklaroi se kreu i Kremlinit “dëshiron shumë të jetë aty”, por se “mund të vijë ose jo”, në varësi të rezultatit të përpjekjeve për paqe në konfliktin me Ukrainën.
The post Kupa e Botës 2026 / Trump bën politikë me futbollin: Putin më tha se do të donte shumë të ishte i pranishëm appeared first on Telesport.










