Reagimet ndaj tarifave të Trumpit po vijnë ende nga e gjithë bota.
Ministria e Financave e Kinës sapo ka njoftuar se do të vendosë tarifa shtesë prej 34 për qind për mallrat amerikane duke filluar nga 10 prilli.
Në njoftimin për shtyp, ata theksojnë se tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për produktet kineze “nuk janë në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar tarifat 54% ndaj Kinës, të cilat përfshijnë detyrimet e mëparshme tashmë të vendosura. Kjo e bën Kinën një nga vendet më të goditura në listën tarifore të Amerikës./Reporteri.net/