Kumbulla: Ja përse vendosa të luaj me Mallorca, këtu ka një projekt ambicioz

Marash Kumbulla do të luajë me Mallorca në La Liga sezonin e ri, pas transferimit në formë huazimi me mundësi blerjeje nga Roma, skuadra që ka kartonin e tij. Pas transferimit, mbrojtësi shqiptar dha deklaratën e parë.

Jam shumë i lumtur që po bashkohem me Mallorca“, tha qendërmbrojtësi shqiptar, që shtoi: “E kam shijuar kohën time në Spanjë në nivel futbollistik, por jo vetëm kaq. Më pëlqen shumë mentaliteti sportiv dhe kulturor i vendit”.

Jam përgatitur mirë dhe jam gati të kem një sezon të shkëlqyer dhe të ndihmoj Mallorca të synojë lart. Ekipi dhe rajoni kanë potencial të madh. Ky është një klub i përparuar dhe ka gjithçka që duhet për të pasur sukses. Jam entuziast për këtë projekt ambicioz“, tha Kumbulla.

Më tej, Kumbulla deklaroi: “Trajneri më telefonoi dhe më beson. Ai me të vërtetë më donte këtu, ashtu si klubi dhe menaxhmenti i tij. Duhet të jemi ambiciozë, por mbi të gjitha, të punojmë me vendosmëri të madhe çdo ditë“.

The post Kumbulla: Ja përse vendosa të luaj me Mallorca, këtu ka një projekt ambicioz appeared first on Telesport.