Kuka nominohet nga Federata Evropiane e Xhudos si “Trajneri më i mirë”

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka njoftuar se është nominuar nga Federata Evropiane e Xhudos për titullin si “Trajneri më i mirë evropian për femra” për vitin 2022.

Kuka u shpreh i lumtur nga ky lajm dhe njoftoi se ky event do të mbahet në Bullgari në fund të muajit prill.

Ndryshe sukseset e trajnerit, Kuka nuk kanë të ndalur sepse shumë xhudiste kosovare duke filluar nga Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e shumë të tjera kanë fituar medalje dhe e kanë nderuar Kosovën falë përpjekjes së vazhdueshme të tij për të korrur suksese dhe për t’u njohur ndërkombëtarisht si më të mirët e xhudos.

Postimi i plotë i tij:

Për mbramje të mirë …

Federata Evropiane e Xhudos më ka nominuar për titullin :

Best European Womens Coach 2021

Po ndaj me ju mailin e ardhur për pjesëmarrje në Ceremoninë e më të mirëve që do mbahet gjatë Evropianit në Bullgari në fund të muajit prill! /Fokusi.info/