Kuka i gëzuar: Rrafsh 9 copa të Arta, Parisi prapë flet shqip

Trajneri legjendar i Xhudos, Driton Toni Kuka ka reaguar pas medaljes së Artë që fitoi Distria Krasniqi në Grand Slamin e Parisit.

“Rrafsh 9 Copa të Arta! Grand Slam Paris prapë flet Shqip! Ndjenjë e veçantë Parisi!”, ka shkruar Kuka.

“Plot 9 herë shijova të artat në zemër të Bercy Arena! Medaljet i fitojmě vet smundet kurkush me na i ndal! Kosova mbi të gjitha miq”, ka thënë ai.