Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona e Dukagjinit, Lahi Brahimaj ka kujtuar sulmin e dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, 28 vjet më parë.
Ai kujton ditën e sulmit, teksa thotë se lajmi për të i vuri në lëvizje pa hezitim.
“22 janari – ditë kujtimesh dhe krenarie. Më 22.01.1998, kur familja Jashari u sulmua në Prekaz, ne ishim në Bajram Curr, në shtëpinë e Besnik Krasniqit – strehë e UÇK-së – me heronjtë Mujë Krasniqin, Ilir Konushevcin, Qerim Kelmendin, si dhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndër ta Rexhep Selimi i cili tash e 5 vite padrejtësisht po mbahet ne Haag,dhe Nasim Haradinaj, Xhabir Zharku… Lajmi për sulmin na vuri në lëvizje pa hezitim”.
Ai shkroi se ndërsa Jasharajt zmbrapsnin armikun, “ne futëm në Kosovë 96 armë për luftën që po vinte”.
“Sot ata nuk janë më, por lavdia e tyre jeton përjetë. Lavdi Dëshmorëve!”, shkroi Brahimaj.









