Ekzekutivit, që është aktualisht në detyrë, vetë kreu i saj ia kishte lënë emrin Qeveria 2.5.
Por, ani se te 3-shi s’po arrin assesi, Kurti si kujdestar, nga 23 marsi ka mbushur hiç më pak se 220 ditë, shumë më tepër se “Kurti 1” që zgjati veç 52 ditë.
Edhe nëse me to llogaritet periudha kujdestare e të parës, nuk shkon më shumë se rreth 120 ditë.
Por, është dikush që po thotë se atij po i konvenon që të vazhdojë sa më shumë këtë periudhë kujdestarie.










