Gjithnjë bëni kujdes në atë se si i trajtoni sytë tuaj.
Pasi disa veprime që duken të zakonshme, çdo herë mund të dëmtojnë të pamurit, njofton Klan Kosova.
Përqendrimi i tepruar në celularin tuaj Përqendrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve.
Shikoni televizor gjatë natës Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, është e dëmshme për ju.
Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për t’u përqendruar. Përqendrimi i tepërt bën që ato të dëmtohen.
Fërkoni sytë Nëse ju fërkoni sytë tuaj mund t’i dëmtoni ato pa e ditur. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre.
Nuk ushqeheni shëndetshëm Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm i bën mirë edhe syve tuaj. Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin tuaj.
Teproni makiazhin Makiazhi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm. Nuk flini gjumë mjaftueshëm Mungesën e orëve të gjumit të parët që e vuajnë janë sytë tuaj. Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndiheni më të lodhur e sytë tuaj do të sforcohen për veprimtarinë e tyre.
Nuk vizitoni okulistin rregullisht Edhe nëse nuk keni probleme me sytë tuaj është gjithmonë mirë të bëni vizitë herë pas here tek okulisti. Do ju ndihmojë të dini gjendjen e shëndetit të syve tuaj, çdo kohë. Nuk i mbani syzet tuaja (apo syzet e diellit) Ju neglizhoni të mbani syzet e shikimit apo edhe t’i mbroni sytë tuaj nga dielli. Mos e lini pas dore, sepse do të ndjeni problem ne vitet pasardhëse.
Flini me lentet vënë nëse i keni Sado i lodhur të jeni kur bini për të fjetur, mos flini me lentet vënë. Jo vetëm që rrezikoni të infektoni sytë tuaj, por edhe i dëmtoni ato në mënyrë të vazhdueshme.