KUJDES! Mos i shpërndani të dhënat personale përmes Telegram dhe Viber

Ministri i Dixhitalizimit, Stefan Andonovski, ka paralajmëruar sot përmes rrjeteve sociale se përdorues të shumtë të aplikacioneve celulare Telegram dhe Viber kanë raportuar se sot kanë marrë mesazhe të dyshimta. Këto mesazhe kërkojnë verifikimin e informacionit personal, të të dhënave të kartës së debitit ose numrave SIM dhe IMEI, që është një përpjekje e mundshme mashtrimi.

“Apeloj që të kontrollohen dërguesit e këtyre mesazheve dhe në asnjë rrethanë të mos shpërndahen të dhënat personale dhe numrat e bankave, si numrat e kartave të identitetit, llogarive të transaksioneve apo numrave të kartelave të kreditit”, ka shkruar ministri Andonovski.

Ai theksoi se siguria kibernetike varet nga vëmendja e secilit individ, ndaj është e rëndësishme që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pas mesazheve të tilla mashtruese.