“Kudo të drejtojë Zidane, klub apo kombëtare, me siguri do të triumfojë”

Karim Benzema nuk ka asnjë dyshim: kudo që të drejtojë Zidane, në klub apo kombëtare, do të fitojë patjetër. Nisur nga eksperienca e përbashkët te Real Madridi, sulmuesi francez nuk i kursen lavdet për “Zizou”:

“Nëse Zidane bëhet trajner i Francës, i uroj çdo të mirë. Në çdo rast, Zizou do të fitojë. Nuk ka rëndësi klubi apo kombëtarja…, kudo që të shkojë, do të fitojë. Ne vazhdojmë të flasim. Kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Zizou, me kohën e tij te Reali, është trajneri numër një. Ai është dikush që nuk ka nevojë të flasë shumë me ty. Me të mund të shkosh për shopping, të dalësh, të luash, është gjithçka e natyrshme. Nëse bëhet trajner i Francës, nuk kam asnjë dyshim që do të triumfojë”.

Të luajë në Botëror: “Po kush nuk do të luajë në Botëror? Të gjithë duan të jenë atje. A do të më thërrasin apo jo… Si një njeri që e do futbollin dhe konkurrencën, po të them se do të më thërrisnin për të luajtur në Botëror dhe do të thoja jo, do të isha duke gënjyer”.

The post “Kudo të drejtojë Zidane, klub apo kombëtare, me siguri do të triumfojë” appeared first on Telesport.