Kuçi: Problemet e qytetarëve janë shumë të largëta për pushtetin, ata flasin për miliona në Whats App

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti gjatë tubimit elektoral në Podujevë, ku ai tha se Kosova “po lulëzon”, ndërsa Gjermania “është buzë recesionit”.

Përmes një postimi në Facebook, Kuçi vënënë konstrakst përceptimin e Kurtit për gjendjen socioekonomike, me një sërë problemesh si mungesa e rrymës, mbeturinat, rrezikun që u kanoset nga shtyllat e rrymës së KEDS-it, për shtëpitë gjysmë të rrëzuara nëpër qytete, etj., që qyetarët i paraqesin çdo ditë.

“Kesaj deklarate i ka reaguar anetarja e Partise Socialdemokratike, Natyra Kuçi, permes nje postimi ne Facebook: “Kosova po lulëzon, ndërsa fatkeqësisht Gjermania është buzë recesionit,” thotë Kurti. Ndërkohë, në radio dëgjohen ankesat e qytetarëve të Kosovës për mungesën e rrymës, për rrezikun që u kanoset prej shtyllave të rrymës së KEDS-it, për shtëpitë gjysmë të rrëzuara nëpër qytete, për mbeturinat që mbulojnë qytetet dhe shumë probleme të tjera. Ka ditë që Kosova prinë me ndotje të ajrit në top dhjetshe në botë, dhe këtu, po, e kemi lënë shumë larg Gjermaninë. Këto probleme janë shumë të largëta për pushtetin, ata tashmë flasin për miliona ne Whatsapp.” – ka shkruar Kuçi.