Kuçi për deklaratën e Kurtit se “veç kush s’i do fëmijët, s’e voton VV-në”: Do t’i fusë qytetarët në shantazh

Anëtarja e Partisë Socialdemokratike (PSD), Natyra Kuçi, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë një tubimi elektoral tha se vetëm ata që nuk i duan familjet dhe fëmijët e tyre nuk do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një postim në rrjetet sociale, Kuçi e cilësoi këtë deklaratë si një formë shantazhi ndaj qytetarëve, duke e krahasuar atë me një qasje totalitare.

“Kurti të drejten e njerëzve për të mos e votuar atë, po ua cilëson atyre si mungesë dashurie për familjet dhe fëmijët. Kur pushteti do më i fut qytetarët në këtë lloj shantazhi është totalitar edhe në kërkesën për pushtet, nuk do asnjë ngjyrë, asnjë të dytë përveç njeshit.” – tha Kuçi.