Kuba goditet nga uragani “Melissa”, qindra mijëra të evakuuar, erëra mbi 200 km/orë

Qindra mijëra banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të strehohen në qendra emergjente, pasi uragani “Melissa” ka goditur Kubën me erëra shkatërruese deri në 200 km/orë.

Autoritetet kubane kanë shpallur paralajmërim uragani për provincat Granma, Santiago de Cuba, Guantánamo, Holguin dhe Las Tunas, ndërsa reshjet e dendura dhe stuhitë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe dëme në infrastrukturë.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC), “Melissa” ka erëra maksimale të qëndrueshme prej 193 km/orë dhe po lëviz me shpejtësi 16 km/orë në drejtim verilindor. Bërthama e stuhisë ndodhet 32 km në lindje të Chivirico-s dhe rreth 97 km në perëndim-jugperëndim të Guantánamos.

Meteorologët paralajmërojnë se reshjet e vazhdueshëm mund të shkaktojnë përmbytje të rrezikshme për jetën dhe rrëshqitje dheu në zonat malore. Uragani pritet të kalojë mbi ishull gjatë mëngjesit dhe të drejtohet drejt Bahamas më vonë të mërkurën.