Spanja dhe Gjermania kanë nisur sot eliminatoret për kualifikueset për Kupën e Botës. Spanja bën pjesë në grupin E, bashkë me Turqinë dhe Gjeorgjginë. Turqia fitoi në Tbilisi 2-3 ndaj Gjeorgjisë.
Spanja e ka nisur shumë mirë transfertën ndaj Bullgarisë, duke gjetur golin pas 5 minutash lojë. Pas një aksioni të gjatë, Zubimendi asiston bukur për Oyarzabal, i cili shmang mbrojtësit dhe dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 29-të, Spanja gjeti golin e dytë me Marc Cucurrella, pas krosimit të Yamal në krah dhe kthimit të topit mbapsht nga mbrojtësi bullgar, anësori që luan për Chelsea-n e dërgoi atë në rrjetë. Në minutën e 38-të, Mikel Merino shënoi me kokë golin e tretë, pas krosimit Lamine Yamal nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Spanjën.
Gjermania i nis këto kualifikuese me transfertën në Sllovaki, por pjesa e parë nuk ka shkuar aspak mirë për të besuarit e Julian Nagelsmann. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, falë golit të David Hancko në minutën e 42-të, pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar me sukses. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Luksemburgu po barazon 1-1 ndaj Irlandës së Veriut.
Holanda po udhëheq 1-0 ndaj Polonisë, në sfidën që po luhet në Rotterdam.”Tulipanët” gjetën golin në minutën e 28-të me Denzel Dumfries, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga këndi nga Depay.
Belgjika po fiton në transfertë ndaj Liechtenstein 0-1 me golin e Maxim De Cuyper, i cili shënoi me kokë pas krosimit perfekt që mori në krah nga Meunier.
The post KUALIFIKUESET: Spanja mbaron punë që pjesën e parë, Gjermania befasohet në Bratislavë appeared first on Telesport.