Përveç Kosovë-Zvicër, sonte luhen edhe ndeshjet e fundit kualifikuese për disa nga grupet e tjera, ku do të përcaktohen ekipet e fundit që do të shkojnë direkt në Botëror dhe ato në play-off.
Në Vienë, Austria po befasohet nga Bosnje Herecegovina, e cila e mbyll pjesën e parë në avantazh 0-1 falë golit të Tabakovic në minutën e 12-të. Me këtë rezultat, Bosnja merr vendin e parë në grup, Austria të dytin.
Spanja po barazon 1-1 ndaj Turqisë, në sfidën që po luhet në Sevilla. Për spanjolëlt shënoi Dani Olmo në minutën e tretë, për turqit barazoi shifrat Deniz Gul 42′.
Në “Hampden Park” në Glasgow, Skocia po udhëheq 1-0 ndaj Danimarkës. Për vendasit shënoi Scot McTominay në minutën e tretë, një gol spektakolar me rroveshatë. Me këtë rezultat, Skocia mban vendin e parë, Danimarka të dytin.
Në Liezh, Belgjika është duke fituar 3-0 ndaj Liechtenstein, me golat e Hans Vanaken 3′ dhe Jeremy Doku 33′ dhe 40′. Ky rezultat i mjafton belgëve për të siguruar vendin e parë.
Në betejën për vendin e dytë në këtë grup, Uellsi është duke fituar 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, me golat e Harry Wilson nga penalltia në minutën e 18-të, David Brooks 21′ dhe Brennan Johnson 37′. Për miqtë ngushtoi shifrat Bojan Miovski 23′.
The post KUALIFIKUESET: Bosnja dhe Skocia drejt Botërorit, Belgjika “ok”. Spanja befasohet në fund nga Turqia appeared first on Telesport.











