Kanë përfunduar ndeshjet e fundit kualifikuese për zonën e Europës për Kupën e Botës 2026, duke përcaktuar përfundimisht vendet e para që kualifikohen direkt për në Botëror dhe vendet e dyta që shkojnë në play-off.
Austria ka barazuar 1-1 ndaj Bosnje Hercegovina, duke e renditur e para në grupin H me 19 pikë. Bosnja renditet e dyta me 17 pikë. Austria shkon direkt në Botëror, Bosnja në play-off.
Belgjika ka fituar 7-0 ndaj Liechtenstein, duke vulosur zyrtarisht kualifikimin në Botëror, pasi e mbyll në vendin e parë grupin J me 18 pikë. Uellsi fiton 7-1 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe siguron biletën për në play-off.
Spanja ka barazuar 2-2 ndaj Turqisë, në sfidën e luajtur në Sevilla. Spanja shkon direkt në Botëror, Turqia në play-off.
Drama e vërtetë ka ndodhur në “Hampden Park” në Glasgow, aty ku Skocia fitoi 4-2 ndaj Danimarkës. Danezët luajtën me një lojtar më pak për 30 minuta, pas kartonit të dytë të verdhë të Kristensen R. Skocia siguroi biletën për në Botëror falë dy golave të jashtëzakonshëm të shënuar në minutat shtesë, me Kieran Tierney që shënoi një supergol nga distanca dhe në minutën e fundit shtesë, McLean K. vulosu fitoren 4-2.Danimarka përfundon në play-off.
The post KUALIFIKUESET: Austria shpëton në pjesën e dytë, dramë e vërtetë në Glasgow. Spanja dhe Belgjika “ok” appeared first on Telesport.











