Kthesë e papritur, Kina mund të jetë pjesë e një misioni paqeruajtës në Ukrainë

Kështu ka raportuar e përditshmja gjermane Welt am Sonntag lidhur me çështjen, duke parë edhe mënyrën se si Evropa mund të reagonte ndaj këtij zhvillimi.

Diplomatët kinezë i kanë kërkuar Bashkimit Evropian të shqyrtojë mundësinë e pjesëmarrjes së tyre ushtarake në një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë.

Kështu ka raportuar e përditshmja gjermane Welt am Sonntag lidhur me çështjen, duke parë edhe mënyrën se si Evropa mund të reagonte ndaj këtij zhvillimi.

“Përfshirja e Kinës në “koalicionin e të vullnetshmëve” mund të rrisë gjasat që Rusia të pranojë dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë. Megjithatë, në çdo rast, çështja është delikate”, thanë qarqet diplomatike në Bruksel.

Më herët u raportua se presidenti francez, Emmanuel Macron, po shqyrton mundësinë e krijimit të një misioni të udhëhequr nga OKB-ja për të parandaluar një sulm të ri rus në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Kjo shihet si një alternativë ndaj vendosjes së trupave evropiane.