“Kthehu në temë e mos na shit përralla”, Musliu ia heq mikrofonin Kurtit në foltore

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia ka hequr mikrofonin kryeministrit Albin Kurti teksa ai po fliste në foltore pas kthimit në seancë ku po diskutohet për çmimet e larta të naftës.

“Kthehu në temë e mos na shit përralla”, i ka thënë Musliu Kurtit teksa nuk e linte të fliste në foltore.