Kthehet në hero jashtë fushës së blertë, ish-kapiteni i Manchester United shpëton një jetë

Një gjest i jashtëzakonshëm vjen nga Antonio Valencia, ish-ylli i Manchester United dhe kapiten i skuadrës nga viti 2009 deri më 2019. Legjenda ekuadoriane është bërë hero në vendlindje, duke parandaluar një vetëvrasje.

Ngjarja e fortë është rrëfyer nga vetë Valencia: “Një djalë shumë i ri donte t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga një urë. U afrova me makinë dhe falë Zotit më njohu. U përpoqa t’i thoja disa fjalë që ta bindnin. Ishte shumë e vështirë, por në fund vendosi të mos hidhej”.

Valencia nuk flet vetëm si ish-futbollist, por si njeri që përçon një mesazh të fortë shoqëror: “Të kujdesemi për veten, për mendjen dhe zemrat tona. Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm. Jeta është e brishtë”.

Ky gjest prekës i një njeriu që ka fituar gjithçka në futboll tregon se në jetën reale, heronjtë nuk veshin gjithmonë fanella sportive, ndonjëherë ndalojnë makinën dhe shpëtojnë jetë.

The post Kthehet në hero jashtë fushës së blertë, ish-kapiteni i Manchester United shpëton një jetë appeared first on Telesport.