Facebooku, Messengeri e Instagrami janë kthyer sërish në përdorim.
Kompania ka thënë se e ka rregulluar problemin, por ende s’dihet se pse u shkaktua.
Facebooku, Messengeri e Instagrami, rrjetet sociale që janë në pronësi të Metas, janë jashtë përdorimit tash e disa minuta të martën.
Përdoruesve u janë mbyllur llogaritë në të tria rrjetet sociale. Pasi provojnë të kyçen sërish, përdoruesve u del mesazhi “passwordi është i gabuar”.
Raportohet se është problem global.
Kompania ka thënë se po punojnë për ta rregulluar problemin.