Kryqëzata ndaj arbitrimit, Real Madridi po e drejton gishtin tashmë edhe nga Barcelona

Real Madridi ka ndryshuar strategji dhe tashmë nuk e fsheh pakënaqësinë për vendimet e arbitrave në javët e para të La Liga-s. Sipas klubit, gabimet e përsëritura, të cilat kulmuan në ndeshjen ndaj Real Sociedad, tregojnë se gabimet nga VAR nuk janë korrigjuar. Komiteti Teknik i Arbitrave pritet të penalizojë disa gjyqtarë për këto vendime.

Në Valdebebas theksojnë se trajtimi i Real Madridit nuk është i njëjtë me atë të Barcelonës. “Real Madrid TV” ka nisur të krahasojë situatat mes dy ekipeve, duke kujtuar se Barça nuk mori asnjë penallti kundër nga shkurti 2016 deri në mars 2018. Kjo, sipas tyre, tregon qartë trajtimin e pabarabartë.

Ndërkohë, çështja “Negreira” po fiton peshë me thirrjen e figurave si Luis Enrique, Valverde dhe Joan Laporta. Real Madridi është i vendosur ta çojë këtë çështje deri në fund, siç ka theksuar Florentino Pérez. Megjithëse Real Madrid dhe Barça janë të bashkuar në projektin e Superligës, interesat e tyre ndahen në futbollin spanjoll. Barça duket afër La Liga-s dhe UEFA-s, ndërsa Reali mban distancë të qartë.

 

 

The post Kryqëzata ndaj arbitrimit, Real Madridi po e drejton gishtin tashmë edhe nga Barcelona appeared first on Telesport.