Kryhet rinumërimi në Dragash, kandidatit të VV-së i hiqen më së shumti vota

Rinumërimi në shtatë komnuna të vendit është përmbyllur plotësisht, ndërkohë që në QNR po vazhdon puna dhe tashmë janë verifikuar 859 vendvotime nga 2,557 sa janë në tërësi.

Njëra nga komunat, ku është kryer 100% rinumërimi i secilët votë është Dragash.

Bazuar në përditësimet e KQZ-së, del se një kandidat i Vetëvendosjes mbi 200 vota më pak.

Filiz Mustafa është kandidati i kësaj partie, të cilit i janë hequr 231 vota nga vendvotimet në Dragash.

Në listën e atyre që kanë minus vota janë edhe Valon Hoti, Glauk Konjuca dhe Albin Kurti.

Te Partia Demokratike e Kosovës, gjatë verifikimit te kjo komunë, del se kandidatit të cilit i janë hequr më së shumti vota është Xhevahir Geci – që pas rinumërimit ka 87 vota më pak.

Pas tij, janë Linda Nebiu, Abelard Tahiri dhe Arbnore Salihu.

Ndryshime ka pasur edhe te disa kandidatë të LDK-së, të cilët kanë nga minus 1 votë deri në 16.