Pas rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë, u ngritën dyshime për manipulim të rezultatit zgjedhor.
Ismet Kryeziu nga DnV ka deklaruar në emisionin Pressing të T7 se duhet të hapen dhe të rinumërohen edhe votat e nga ambasadat e Kosovës.
“Në mungesë të vëshgimit në proces, me rritë besimin, i kisha bo thirrje KQZ-së me i hap votat që janë votu në ambasada”, tha Kryeziu, raporton Express.
Ai shtoi se, numërimi i votave nga ambasadat është i nevojshëm për të siguruar transparencë dhe besueshmëri në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
“Besoj që duhet t’i numërojë edhe votat e ambasadës”, u shpreh Kryeziu, duke e cilësuar këtë hap si të domosdoshëm për stabilitetin e procesit zgjedhor.










