Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar dje një komunikatë të çuditshme pas incidentit të ndodhur mes deputetit të saj, Armend Zemaj, dhe një qytetari. Aty thuhet se deputeti është ofenduar, provokuar dhe më pas është përballur me sulm fizik.
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas kësaj duke thënë se Lumir Abdixhiku ka për projekt një shtet autoritar.
Ai tha se nëse qytetarët nuk guxojnë të i sfidojnë politikanët, kjo quhet diktaturë.
“Sa poshtë ka rënë shtëpia e madhe e Ibrahim Rugovës, saqë sot i bën avokatin të pambrojtshmes. Nëse qytetarët – kushdo qofshin ata – nuk guxojnë të sfidojnë politikanët, atëherë kjo quhet diktaturë. Dhe pikërisht një shtet i tillë, autoritar e i nënshtruar ndaj egos së një njeriu, është projekti i Lumirit. Logjikën titiste e ndiej nga kilometra larg. Bursisti i Sorosit e fantazon veten si Titoja i vogël”, tha ai.










